Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 22.4.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Artan Hazbi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 26.4.2021, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Artan Hazbi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.