Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 4.9.2020, për subjektin e rivlerësimit, z. Artur Gaxha bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 10.9.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Artur Gaxha, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Pamela Qirko relatore, z. Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit