Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 19.2.2020 për subjektin e rivlerësimit, Astrit Shema, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 21.2.2020, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Astrit Shema, kryetar/gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës Parë Administrative, Vlorë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj.Suela Zhegu, z. Etleda Çiftja relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet  në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

​