Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 2.3.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Besnik Cengu, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në ligjin nr. 84/2016, me shumicë votash vendosi:   

Përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin z. Besnik Cengu, pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.  
 
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, z. Roland Ilia relator, znj. Brunilda Bekteshi anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.    

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.    

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.    

Ky vendim u shpall sot, në datën 3.3.2023.