Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 6.12.2021 dhe në datë 15.12.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Binas Nina bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 17.12.2021, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Binas Nina, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, z. Lulzim Hamitaj relator dhe znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.