Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datat 28.3.2022 dhe 24.5.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Bledar Bejko,bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 26.5.2022, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Bledar Bejko, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi relatore dhe Olsi Komici anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.