Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 23.9.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Edmond Shytko, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Edmond Shytko, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, znj. Suela Zhegu relatore dhe znj. Firdes Shuli anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 28.9.2022.