Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 17.4.2022 dhe në datën 5.5.2022 për subjektin e rivlerësimit, z. Emëror Kasaj i bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën  9.5.2022, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Emëror Kasaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, z. Olsi Komici relator dhe znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit