Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 10.2.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Erarbër Madhi  bazuar në ligjin nr. 84/2016, me shumicë votash vendosi:

Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Erarbër Madhi, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së ParëTiranë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Valbona Sanxhaktari relatore,  znj. Genta Tafa Bungo anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit,

Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim u shpall sot, në datën 13.2.2023.