Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 30.9.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Erjon Çela, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 2.10.2020, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Erjon Çela, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë
Vendimi i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, z. Olsi Komici relator, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.