Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 1.10.2020 për subjektin e rivlerësimit, znj. Silvana Pani, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 5.10.2020, vendosi:

Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Silvana Pani, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet.

Vendimi i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Firdes Shuli relatore, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.