Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 28.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, z. Genti Shala bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 4.8.2020, vendosi:
- Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Genti Shala, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
- Transferimin e çështjes që i korrenspondon, Vendimit nr. 1066, datë 10.7.2017, të Gjykatës së Apelit Tiranë në organin kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Brunilda Bekteshi relatore, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.