Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 16.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Anita Mici, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 4.8.2020, vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Anita Mici, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Durrës.
  2. Bazuar në pikën 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, transferimin e dosjes së Gjykatës së Apelit Durrës, që i përket çështjes së regjistruar në datën 9.9.2016 dhe të përfunduar me vendimin nr. 197, të datës 5.12.2016, pranë  organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore.

Vendimi i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Brunilda Bekteshi relatore, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.