Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 4.6.2021, për subjektin e rivlerësimit, z. Gentian Stoja, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 8.6.2021, me shumicë votash vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Gentian Stoja, prokuror pranë Prokurorisë Korçë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Valbona Sanxhaktari relatore dhe znj. Xhensila Pine, anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.