Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 3.6.2021, për subjektin e rivlerësimit, z. Valbon Çekrezi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 7.6.2021, vendosi:

1.Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Valbon Çekrezi, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

2.Transferimin e çështjes që i përket vendimit nr. 712, datë 26.7.2016, të Gjykatës së Apelit Durrës, pranë organit kompetent për inspektim, nëse evidentohen shkaqe që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, z. Olsi Komici, relator dhe z. Roland Ilia, anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.​