Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 04.09.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Hysni Vata , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 09.09.2019, vendosi:
Shkarkimin nga deryra të subjektit të rivlerësimit, Hysni Vata, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Mat.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.