Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 10.09.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Gjovalin Përnoca, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 13.09.2019, vendosi:

Shkarkimin nga deryra të subjektit të rivlerësimit, Gjovalin Përnoca, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, z. Olsi Komici relator, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.