Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 25.09.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Dhurata Haveri, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 27.09.2019, vendosi:

Shkarkimin nga deryra të subjektit të rivlerësimit, Dhurata Haveri, gjyqtare pranë Gjykatë së Apelit për Krime të Rënda

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Suela Zhegu relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.