Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 12.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Idriz Mulkurti, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 14.06.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Idriz Mulkurti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, znj. Genta Tafa (Bungo) anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.