Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 05.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Shkëlzen Cena, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 14.06.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Shkëlzen Cena, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Firdes Shuli anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.