Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 13.7.2021, për subjektin e rivlerësimit, z. Isa Jata bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 15.7.2021, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Isa Jata, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo,  znj. Alma Faskaj relatore dhe z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.