Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore më datë 27.05.2019 dhe 20.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Luan Hazneziri, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 26.06.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Luan Hazneziri, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj.Suela Zhegu, znj. Alma Faskaj relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.