Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 21.11.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Markelian Koça bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Markelian Koça, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Xhensila Pine relatore, znj. Suela Zhegu anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 22.11.2022.