Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 2.10.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Neritan Cena, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 6.10.2020, vendosi:
Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Neritan Cena, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Etleda Çiftja relatore, znj. Firdes Shuli anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.