Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 14.01.2020 për subjektin e rivlerësimit, Sandër Simoni, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 17.01.2020, vendosi:
Kofirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Sandër Simoni, gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, z. Olsi Komici relator, z. Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.