Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 9.12.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Sokol Ngresi​ bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 11.12.2020, vendosi:

Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, z. Sokol Ngresi, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, znj. Suela Zhegu relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit