Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 13.4.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Tasim Puçi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 15.4.2021, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Tasim Puçi prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Suela Zhegu relatore, znj. Genta Tafa Bungo anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.