Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancava dëgjimore më datë 17.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Anila Guri, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 19.07.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Anila Guri,gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj , znj. Alma Faskaj relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.