Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 24.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Anisa Qilimi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 28.7.2020, vendosi:​

  1. ​​​Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Anisa Qilimi, prokurore pranë Prokurorisë sè rrethit Tiranë.​​
  2. Në zbatim te pikës 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, të transferojë çështjen/procedimin penal nr.515, të vitit 2014 pranë organit kompetent për inspektim.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Xhensila Pine relatore, znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.