Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën, 8.9.2021 për subjektin e rivlerësimit, znj. Ariola Kristo, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 10.9.2021, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Ariola Kristo, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Alma Faskaj relatore dhe znj. Genta Tafa Bungo anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit