Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën, 23.7.2021 për subjektin e rivlerësimit, znj. Daniela Sulaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 27.7.2021, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Daniela Sulaj, magjistrate e komanduar si Inspektore pranë ILD-së.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Pamela Qirko relatore dhe znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.