Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 02.12.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Doloreza Musabelliu, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 05.12.2019, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Doloreza Musabelliu, prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Alma Faskaj, znj. Firdes Shuli relatore, znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.