Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 28.10.2022, për subjektin e rivlerësimit, znj. Edina  Kurti bazuar në ligjin nr. 84/2016, me shumicë votash vendosi:  

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Edina Kurti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. 

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, znj. Xhensila Pine relatore, z. Olsi Komici anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.  

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.  

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.  

Ky vendim u shpall sot, në datën 1.11.2022