Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 14.7.2021, për subjektin e rivlerësimit, znj. Elida Hoxhaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 15.7.2021, vendosi:
- Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elida Hoxhaj, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.
- Transferimin e çështjeve që i korrespondon procedimit penal nr. 1119, datë 2.9.2017, si dhe procedimit penal nr. 1073, datë 31.7.2019, në Organin Kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Brunilda Bekteshi relatore dhe znj. Suela Zhegu anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.