Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 24.3.2021 për subjektin e rivlerësimit, znj. Elisabeta Imeraj bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 1.4.2021, vendosi:

Konfirmimin në  detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elisabeta Imeraj prokurore/drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, z. Roland Ilia relator, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.