Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 12.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, Elona Toro (Stavri), bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 17.6.2020, me shumicë votash vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elona Toro (Stavri), gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Pamela Qirko relatore, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të  Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe / ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.