Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 5.4.2022 për subjektin e rivlerësimit, znj. Eriselda Bala i bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 7.4.2022, me shumicë votash vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Znj. Eriselda Bala, me detyrë prokurore në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Suela Zhegu, znj. Brunilda Bekteshi relatore dhe znj. Firdes Shuli anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.