Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 16.3.2022 për subjektin e rivlerësimit, znj. Flora Reka i bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 25.3.2022, me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Znj. Flora Reka, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Durrës.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Valbona Sanxhaktari relatore dhe znj. Xhensila Pine anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.