Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 14.3.2022 dhe në datën 24.3.2022 për subjektin e rivlerësimit, z. Kastriot Gramshi i bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën  25.3.2022, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Z. Kastriot Gramshi, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, znj. Firdes Shuli relatore dhe znj. Suela Zhegu anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.