Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 8.3.2023, për subjektin e rivlerësimit, znj. Gentiana Muçaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
1. Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Gentiana Muçaj, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
2. Transferimin e çështjeve që i korrenspondon vendimit gjyqësor subjektit të rivlerësimit nr. 3895, datë 21.7.2016, në organin kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4 të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Pamela Qirko anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 9.3.2023.