Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 24.2.2021 për subjektin e rivlerësimit, znj. Iliba Bezati bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 1.3.2021, vendosi :

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Iliba Bezati, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.