Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 02.12.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj.Iliriana Olldashi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 04.12.2019, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Iliriana Olldashi, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet të Rënda.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Xhensila Pine relatore, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.