Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 17.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Margarita Buhali, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 19.06.2019 vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Znj. Margarita Buhali, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues e kryesuar nga znj. Genta Tafa (Bungo), znj. Valbona Sanxhaktari relatore, z. Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.