Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 31.01.2020 për subjektin e rivlerësimit, Miliana Muça, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 04.02.2020, vendosi:

 Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Miliana Muça, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

 Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Brunilda Bekteshi relatore, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet  në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.