Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 24.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Regleta Panajoti, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 26.06.2019, me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Regleta Panajoti, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues e kryesuar nga znj.Genta Tafa Bungo, z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.