Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 30.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, znj. Rozeta Qirjaqi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 8.7.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Rozeta Qirjaqi, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Korçë
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, z. Roland Ilia relator, znj. Firdes Shuli anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.