Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 3.11.2021 për subjektin e rivlerësimit, znj. Saemira Hila, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 5.11.2021, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Saemira Hila, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje.   

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi,  znj. Pamela Qirko relatore dhe z. Roland Ilia anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.