Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 14.2.2023, për subjektin e rivlerësimit, znj. Selvie Gjoçaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:   

Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Selvie Gjoçaj, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës Parë Tiranë 
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Suela Zhegu, znj. Etleda Çiftja relatore, znj. Alma Faskaj anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit,   

Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.   

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.    

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.    

Ky vendim u shpall sot, në datën 15.2.2023.