Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 24.11.2021 dhe në datë 25.2.2022 për subjektin e rivlerësimit, znj. Violeta Shkurta  i bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën  28.2.2022, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Znj. Violeta Shkurta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, z. Olsi Komici relator dhe znj. Xhensila Pine anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.