Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën, 2.9.2021 për subjektin e rivlerësimit, znj. Adelajda Gjuzi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 7.9.2021, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Adelajda Gjuzi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Alma Faskaj, z. Lulzim Hamitaj relator dhe znj. Genta Tafa Bungo anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.